Sport

Pekin 2022/ White shpërthen në lot, ‘domatja fluturuese’ i jep lamtumirën sportit

Shaun White e ka mbyllur mes lotësh garën e ‘halfpipe’ për meshkuj në Olimpiadën dimërore kineze, jo vetëm për hidhërimin për vendin e katërt që e la jashtë podit.

Emocionet më të mëdha ai i ka ndjerë për faktin se kjo ishte gara e fundit e një karriere me pesë rrathë, ndërsa publiku i pranishëm në Pekin i ka dedikuar një duartrokitje të gjatë. Një moment, që e ka prekur shumë 35-vjeçarin amerikan kampion të ‘snowboard’-it.

Shaun White i perlotur pas gares se fundit. Gazeta Si, 12 shkurt 2022

Tre medalje të arta ka fituar Shaun White në pesë edicione të ndryshme të Lojërave Olimpike. Pas garës së fundi në Pekin, objektivi i fotografëve ishte pikërisht “domatja fluturuese”, siç është mbiquajtur sportisti amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë