Bota

Pekini ‘gati’ për luftë: Tajvani është Kinë! Replikon SHBA: Jo aksione destabilizuese

Gazeta Si – Tajvani është “pjesë e Kinës dhe parimi ‘Një Kinë’ është themeli politik i marrëdhënieve kinezo-amerikane”.

Ministri i Mbrojtjes i Pekinit, Wei Fenghe, ia tha këto fjalë shefit të Pentagonit, Lloyd Austin në një takim në Singapor.

“Është e pamundur, – sqaroi ai, – të përdoret Tajvani për të kontrolluar Kinën”. Për më tepër, shton Pekini, “Kina nuk heziton të nisë një luftë nëse Tajvani shpall pavarësinë”.

Tensioni midis Pekinit dhe Uashingtonit për çështjen e Tajvanit po rritet më shumë.

Kina, tha ai, “nuk do të hezitojë të fillojë një luftë”, nëse Tajvani shpall pavarësinë. “Kjo u raportua nga Wu Qian, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes kineze, duke cituar ministrin e tij, Ëeu Fenghe gjatë takimit që pati me shefin e Pentagonit Lloyd Austin.

“Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze nuk do të hezitojë të nisë një luftë me çdo kusht”, – shtoi Wu.

Pekini kërkon nga Shtetet e Bashkuara të revokojnë marrëveshjen e nënshkruar me Tajvanin për shitjen e 120 milionë dollarëve pjesë këmbimi dhe shërbime logjistike Marinës.

Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, marrëveshja përbën “një shkelje serioze të “parimit “një Kinë” dhe të tre komunikatave të përbashkëta SHBA-Kinë”, siç theksoi zëdhënësi, Zhao Lijian në një konferencë për shtyp.

Sipas Zhaos, shitja e armëve në Tajvan, “kërcënon interesat e sigurisë” të Pekinit, dëmton marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës dhe vë në rrezik “paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”.

Ndihma e SHBA-ve, vjen si përgjigje ndaj manovrave të fundit nga ushtria kineze në afërsi të ishullit.

Sipas raporteve të shtypit tajvanez, Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara (DCSA), ka njoftuar Kongresin për shitjen e mundshme, e cila mund të ndodhë muajin e ardhshëm.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit, ka shprehur “mirënjohje të sinqertë” për qeverinë amerikane për mbështetjen e saj, e cila do të ndihmojë në forcimin e aftësive të Tajvanit në përgjigje të presionit ushtarak nga Kina.

Përgjigjja nga SHBA-të ka ardhur menjëherë, duke i kërkuar Kinës që të përmbahet nga zbatimi i veprimeve të mëtejshme destabilizuese ndaj Tajvanit”.

Kështu deklaroi Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në takimin e parë të rreth një orë në Singapor me homologun kinez Ëei Fenghe,

Austin, në Twitter, kishte shkruar se kishte “takuar ministrin Wei. Diskutuam marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Kinë, si dhe çështje të sigurisë globale dhe rajonale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë