Nga Gazeta ‘SI’ – Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se 2023-shi do të jetë viti i sigurisë kibernetike, me fokus në përmirësimin e saj dhe rritjes së fuqisë punëtore për këtë fushë.
” Viti 2023 do jetë viti kur njësia ushtarak e mbrojtjes kibernetike do ketë plotësuar 100% burimet njerëzore. Kemi rritur pagat, po rekrutojmë ekspertë. Specialistë të fushës IT dhe të fushës kibernetike, janë profesionet më të paguar dhe më të kërkuara. Mund ta shesin veten përtej kufijve pa patur nevojën për të lëviz nga Shqipëria. Kemi vendosur që do jemi institucionet e shtetit, pozicionet në shtet në ministrinë e mbrojtjes, do kenë paga më të mira se private. Deri më tani i kemi rritur ndjeshëm. Do ndërtojmë qendrën opercionale të fushës kibernetike. Kemi filluar bashkëpunimet me qendrën në Estoni, viti 2023 kur anëtarësimi do jetë i plotë dhe do jemi kontribuues të kësaj qendre”, – tha Peleshi në konferencën me mediat për objektivat e 2023-shit.
Ministri Peleshi u ndal edhe tek satelitët, duke i cilësuar si risi me pak kosto dhe shumë eficencë. Ai shtoi dhe se po ndërtohet baza taktike e NATO-s në Kuçovë ku si rezultat i pozicionit strategjik në Ballkan është zgjedhur vendi ynë.
Peleshi ka theksuar si arritje të rëndësishme nisjen e ndërtimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, nënshkrimi i kontratës për shërbimet satelitore si dhe rritja me 30% e pagës për ushtarakët e Forcave të Armatosura.
Peleshi tha se pas nënshkrimit të kontratës për blerjen e dronëve “Bayraktar” nga Turqia, Forcat e Armatosura do të pajisen me sistem raketor anti-tank “Javelin” si dhe me atë kundërajror “Stinger”.
“Nisi zbatimin projekti për ngritjen dhe fuqizimin e Njësisë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike. Përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG). FA do të ketë pjesë të saj sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger“.
Nënshkruam marrëveshjen për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke ‘Bayraktar’. SHBA aktivizoi në Shqipëri Shtabin e Përparuar të Komandës së Forcave Speciale amerikane”, tha ndër të tjera Peleshi.
Peleshi tha se Shqipëria po bën gati të tjera pako ndihme për Ukrainën.
Pjesë e konferencës ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji, si dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Haki Çako.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje