Ministri i Mbrojtjes, i dërguar si drejtues politik i PS-së në qarkun e Korçës, Niko Peleshi tha në një prononcim për mediat se, vaksinimi masiv mund të përfundojë më herët sesa plani më optimist i deklaruar nga Rama me 14 muaj.
“Shqipëria do të jetë ndër vendet e para në rajon që do të sigurojë vaksinimin masiv, që do të sigurojë vaksina për të gjithë popullsinë, mos e merrni si lajm përfundimtar, por kam më shumë informacion se sa po flas dhe jam i sigurt që në ditët në vijim nga Rama do të kemi lajme shumë të mira.
Nga ana tjetër na vë në pozitën, që të gjithë institucionet kanë një mundësi për t’i dhënë një dorë procesit të vaksinimit, flas për Forcat e Armatosura, për të vënë në dispozicion të gjitha mjetet tona, ne kemi 100 infermierë, logjistikë, qendra në çdo bashki, në fshatra të mëdha, nëse do gjykohet të ngrihet një sistem i tillë, mjete transporti shumë logjistikë që do jetë e gjitha në dispozicion të vaksinimit masiv.
Shpresoj që dita të jetë shumë e afërt, kemi thënë 14 muaj, por nëse sigurohet në një kohë të shkurtër, mund të jetë më e shkurtër, mund të jemi ndër vendet që do ecë me ritme më të shpejta të vaksinimit masiv në rajon”, tha Peleshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje