Politike

Peleshi: Shqipëria, pjesë e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së. Nga sulmet kibernetike nuk është askush 100% i sigurtë

Nga Gazeta ‘SI’ – Në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se tashmë Shqipëria është tashmë pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, pas ratifikimit nga Këshilli i Ministrave.

“Ky është një hap integrues i Shqipërisë në një strukturë shumë të rëndësishme të mbrojtjes civile. Tani do të kemi mundësi që jo vetëm në rast fatkeqësish natyrore, emergjencash civile, stafet tona t’i mbajmë më pranë, të transferojmë dijen nga vendet më të zhvilluara, trajnime e kualifikime të vazhdueshme. Shqipëria listohet si vend me risk të lartë gjatë gjithë vitit, nga fatkeqësitë natyrore”, – tha ministri Peleshi.

Pyetur nga gazetarët edhe për sulmin kibernetik ndaj një banke tregtare në vend ditët e fundit dhe sigurinë e qytetarëve, Peleshi tha se asnjë institucion, privat apo publik, nuk ka mure 100% të sigurta.    

Ministri shtoi se, pas sulmeve kibernetike, që kanë goditur vendin tonë, përfshirë atë të muajit shtator qeveria ka hartuar disa plane konkrete për investime në infrastrukturën e mbrojtjes kibernetike.

Pas tij, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, njoftoi se KM ka miratuar projektligjin e bletarisë, që do të formalizojë, prodhimin e përpunimin e mjaltit, për herë të parë, duke i dhënë më shumë vëmendje këtij sektori dhe bletarëve.

Lidhur me problemin e përvitshëm të mbiprodhimit të vajit të ullirit dhe mungesës së tregut për të, Krifca tha se problemi qëndron tek fakti që ullinjtë janë mbledhur pa plan, rreth 10 mln të tilla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë