Politike

Pëllumbi: Ndryshimet në qeveri nuk janë surprizë për PS, dihet çfarë nuk ka ecur mirë       

Deputeti i PS, Arben Pëllumbi nuk i sheh surpriza në ndryshimet në qeveri.  

“Besoj që ndryshimet në qeveri mund të jenë surprizë për publikun, por për kupolën e larë të PS nuk janë surprizë, gjithsesi në statutin e PS kabineti qeveritar është tager i kryeministrit, sepse është ai që vlerëson punën nëse ka punuar mirë, apo kush do të zëvendësohet.

Nuk besoj se do jenë surpriza, surpriza do jenë a e morën vesh një ditë përpara po 3 ditë mbrapa, në këtë sens është surprizë, sepse në punën e qeverisë dihet çfarë ka ecur shumë mirë dhe çfarë ka ecur jo mirë, se cili është emri pak rëndësi ka, PS ka shumë forca dhe njerëz të përgatitur që mund të zëvendësojnë këdo, e ka këtë potencial”, tha Pëllumbi për A2 CNN.

Cilat janë sfidat e PS?

“PS ka sfidat e veta, kemi riorganizimin e strukturave, kjo është detyra jonë kryesore, një opozitë e dobët nuk është mirë as për mazhorancën, do uroja që opozita të jetë në detyrën e vet të të bërit opozitë…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë