Muajin e kaluar, tenistja e famshme kineze Peng Shuai zbuloi në rrjetet sociale se ishte sulmuar seksualisht nga një zyrtar i lartë qeveritar. Menjëherë pas kësaj, ajo u zhduk nga sytë e publikut.
Postimi i tij, në Weibo, u hoq shpejt, por jo përpara se disa ndjekës ta kishin lexuar…
Postimi i plotë i tenistes Peng Shuai.
“Nuk është e lehtë të flasësh, por dua që të merret vesh. Deri në çfarë mase ndihem hipokrite. E pranoj që nuk jam një vajzë e mirë, në fakt, jam një vajzë e keqe. Rreth tre vjet më parë ju, zëvendëskryeministër Zhang Gaoli, dolët në pension dhe i kërkove Dr. Liu, nga Qendra e Tenisit Tianjin, të më kontaktonte për të organizuar një ndeshje tenisi me mua në hotelin Kangming në Pekin. Pasi luajtët tenis në mëngjes, ju dhe gruaja juaj Kang Jie më morët në shtëpinë tuaj. Më pas më çove në një dhomë dhe, ashtu si në Tianjin më shumë se dhjetë vjet më parë, më the se do të kishe marrëdhënie seksuale me mua. Kisha shumë frikë atë pasdite, nuk e prisja të ndodhte kështu, me një roje jashtë derës, sepse ishte e pamundur të besoja që gruaja jote do ta pranonte një gjë të tillë. Ne kishim bërë seks një herë, shtatë vjet më parë, dhe më pas ju shkuat në Pekin për t’u bashkuar me Komitetin e Përhershëm të Partisë Komuniste. Për një kohë të gjatë e kisha varrosur historinë tonë në zemrën time, pasi ju nuk kishit ndërmend të merrnit asnjë përgjegjësi. Po atëherë, pse erdhe të më kërkosh përsëri, të më çosh në shtëpinë tende dhe të më detyrosh të bëj seks me ty? Nuk kam asnjë provë dhe ishte e pamundur të ruash asnjë gjurmë nga ajo që ndodhi. Atë pasdite, në fillim të thashë jo dhe shpërtheva në lot. Kam darkuar me ty dhe gruan tënde, Kang Jie. Vazhduat të flisnit dhe të thoshit kaq shumë gjëra, për të më larguar mendimet nga mendja. Pas darkës më the se nuk më kishe harruar kurrë në ato shtatë vjet dhe se duhej të sillesha mirë me ty, e kështu me radhë… Më kishte zënë paniku, por u dorëzova. Po, kemi bërë seks. Që nga ajo ditë ndjeva që dashuria të lulëzonte sërish për ty (…)
Edhe duke rrezikuar jetën, dua të them të vërtetën për ty. Mbrëmjen e 30 tetorit 2021 kemi pasur një debat. Ju thatë se do të shkonim në shtëpinë tuaj pasditen e 2 nëntorit për të sqaruar gjithçka. Sot në mesditë më telefonove për të më thënë që je shumë i zënë dhe se do të dëgjohemi më vonë. Dhe ju u “zhdukët” sërish, siç bëtë shtatë vjet më parë. Me the se nuk kishte asnjë angazhim mes nesh. Gjithmonë kishe frikë se mos merrja me vete një magnetofon për të mbledhur prova. Nuk kam asgjë për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur, as audio dhe as video, vetëm përvoja e vërtetë e jetës sime është kthyer përmbys.
Por edhe nëse rrezikoj të shpërbëhem, si një vezë e hedhur në shkëmb, unë jam gati të them të vërtetën për ty. Do ta mohoni ose do të hidheni në kundërsulm. Unë jam një vajzë e keqe që nuk e meriton të bëhet nënë. Ju jeni baba i një djali dhe një vajze. Pas gjithçkaje që keni bërë në këtë jetë, a do të mund t’i shikoni ata në fytyrë me një ndërgjegje të pastër?”
Marrë nga “Corriere Della Sera”/ Përshtati në shqip; Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje