Pentagoni është në gatishmëri ndërsa Rusia rrit aktivitetin e saj në Evropën Lindore dhe Arktik këtë javë, duke paraqitur një sfidë të re për administratën Biden, thanë zyrtarët ushtarak të mërkurën. Komanda Europiane e SHBA-së ka ngritur statusin e saj të gatishmërisë në nivelin më të lartë pasi rifilluan luftimet midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe ushtarëve ukrainas në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, duke shënuar fundin e një armëpushimi që u vendos në qershor të vitit 2020.
Ndërkohë, avionët e NATO-s u përplasën 10 herë vetëm të hënën për t’iu përgjigjur një numri jashtëzakonisht të lartë të avionëve luftarakë dhe bombardus ruse pranë hapësirës ajrore të aleancës Veri-Atlantike. Dhe javën e kaluar, tre nëndetëse ruse të armatosura bërthamore shpuan akullin në Arktik, një shfaqje force në një rajon të rëndësishëm për forcat Amerikane.
Gjeneral Glen VanHerck, kreu i Komandës Veriore të SHBA, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e atdheut, pranoi rritjen e agresionit rus, duke thënë se Moska po përpiqej të “rikonfirmonte” ndikimin e saj në skenën globale”. “Në veçanti, përgjimet ajrore ruse sot janë më “komplekse” sesa në të kaluarën, tha VanHerck, duke vënë në dukje se operacionet shpesh përfshijnë pika të shumta të hyrjes dhe më shumë se një avion.
Rritja e agresionit rus paraqet një sfidë të re të politikës së jashtme për administratën e re, edhe pse presidenti ishte zotuar të ndërmerrte një linjë më të ashpër me Rusinë sesa ish-Presidenti Donald Trump.
Presidenti Joe Biden tashmë ka sinjalizuar qëndrimin e tij më të ashpër, duke e cilësuar Putinin si një “vrasës” dhe duke u zotuar të kërkojë llogari nga Rusia për sulmet e fundit, përfshirë një sulm kibernetik, i cili preku të paktën 100 kompani amerikane dhe nëntë agjenci federale.
Presidenti gjithashtu kohët e fundit miratoi një fond shtesë me vlerë 125 milion dollarë për Ukrainën për të mbrojtur kufijtë e saj me Rusinë, duke përfshirë edhe dhurimin e dy anijeve patrullimi të armatosura. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën që nga viti 2014, duke përfshirë sigurimin e raketave anti-tank Javelin.

Dhe ndërsa presidentët Biden dhe Vladimir Putin shkëmbenin fyerje të ndërsjellta midis tyre, presidenti rus kremtoi 7-vjetorin e vendosjes së gadishullit të Krimesë nën kontrollin e Rusisë. Për fatin e keq të Evropës, Ukraina mbetet si kriza që zien ende, dhe që kërcënon të përmbysë “paqen e gjatë” të kontinentit.
Në fakt, edhe pse tensionet Ukrainë-Rusi janë origjina e gati të gjitha problemeve më të mprehta të sigurisë evropiane, kjo marrëdhënie dypalëshe problematike, tregon gjithashtu edhe rrugën që duhet ndjekur drejt zgjidhjeve të arsyeshme.
Avionët bombardues amerikanë, që kanë fluturuar rregullisht përgjatë kufijve të Rusisë, tani janë lejuar të stacionohen për herë të parë në Norvegji, një fqinj i Rusisë në “Veriun e Lartë”. Po kështu, nëndetëset më të përparuara teknologjikisht të Amerikës, e kanë vizituar rajonin kohët e fundit në prag të stërvitjeve më të mëdha të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Forcat amerikane, përfshirë tanket dhe helikopterët e sulmit, janë vendosur në shtetet baltike me një rregullsi të re, dhe tani janë një prani e përhershme edhe në Poloni. Ndërkohë, dronët amerikanë po patrullojnë rregullisht krahun e ndjeshëm jugor të Rusisë, përfshirë brenda Ukrainës dhe përgjatë gjithë perimetrit të gadishullit të Krimesë.
Biden njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës, veçanërisht pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014. Si nënkryetar dhe emisari kryesor i administratës Obama në Kiev, Biden vizitoi vendin gjashtë herë dhe kaloi orë në telefon me udhëheqësit e saj. Ai gjithashtu drejtoi përpjekjet për të dërguar forcat amerikane për të stërvitur luftëtarët ukrainas dhe zyrtarë të lartë për të çrrënjosur korrupsionin.
Udhëheqësit e Pentagonit po u shprehin shqetësimet e tyre aleatëve të NATO-s për agresionin në Europën Lindore, të cilat u morën jetën katër ushtarë ukrainas më 26 mars dhe plagosën dy të tjerë. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha të mërkurën se SHBA nuk do të shohë më shkelje të territorit ukrainas. “Ne kemi qenë shumë të qartë në lidhje me kërcënimet që shohim nga Rusia nëpër fusha … ne po i marrim ato me shumë seriozitet”, tha ai.
Kirby tha se nuk është në dijeni të ndonjë ndërveprimi midis rusëve dhe forcave amerikane në Europën Lindore./Politico.Eu/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje