Gazeta Si – Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, tha dje fjalë alarmante gjatë një seance dëgjimore në Kongres: “Nëse Kina vendos të dorëzojë armë vdekjeprurëse në Rusi, kjo vetëm do të zgjasë luftën në Ukrainë”.
Por, mbi të gjitha: “Konflikti potencialisht mund të zgjerohet jo vetëm në rajon, por në shkallë globale”.
Është hera e parë që një ministër i administratës Biden ka vënë në një marrëdhënie kaq të qartë mbështetjen e mundshme ushtarake kineze dhe rrezikun e një konflikti global.
Uashingtoni e ndoqi vizitën e Xi Jinping në Moskë me një shqetësim të madh dhe me sa duket nxori një përfundim pesimist.
Pekini po i afrohet gjithnjë e më shumë asaj që amerikanët e konsiderojnë pikën pa kthim: dërgimin e bombave të sofistikuara te Putini.
Qëllimi, u shpjeguan parlamentarëve vetë Austin dhe shefi i Shtabit, Mark Milley, është që të lejojë ushtrinë ruse t’i rezistojë kundërsulmimit ukrainas, të shpallur fillimisht nga Pentagoni dhe dje nga Volodymyr Zelensky.
Prandaj, Austin dhe Milley u kërkuan demokratëve dhe republikanëve të miratojnë buxhetin e Mbrojtjes, duke filluar me shpenzimet për furnizimet ushtarake në Ukrainë.
Dje, për më tepër, Këshilli Evropian miratoi edhe programin prej 2 miliardë eurosh për dërgimin e municioneve në Kiev.
Kuadri politiko-diplomatik, megjithatë, është pak më kompleks. Nga njëra anë, qeveria amerikane nuk i jep asnjë meritë planit të ndërmjetësimit të paraqitur nga Xi Jinping.
Por nga ana tjetër, ai nuk dëshiron të mbyllë kanalet e komunikimit me vendin e madh aziatik.
Joe Biden ka bërë të ditur se synon të telefonojë Xi-nw. Dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka rifilluar përgatitjet për misionin në Pekin që ishte shtyrë pas krizës së balonave të spiunazhit kinez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje