Futboll

Pep Guardiola bëhet qesharak, bllokon tabelën e kohës shtesë

Një sezon i keq u ndodh të gjithëve, edhe më të mirëve, edhe Pep Guardiolës, i cili te Barcelona, Bajern Mynih dhe Mançetser Siti ka treguar se di të fitojë kudo, duke ndryshuar madje edhe mënyrën e të kuptuarit të futbollit për skuadrat që ai drejton.

Këtë sezon “qytetarët” po vuajnë në Premier Ligë, ku kanë humbur disa raste të rëndësishme për të fituar terren në renditje, siç ishte edhe barazimi me Uest Bromuiç Albion, që qëndron në fundin e tabelës. Dhe Guardiola e ka përjetuar keq këtë barazim, duke bërë një figurë qesharake në fundin e ndeshjes, kur arbitri i 4-t po tregonte kohën shtesë.

Momenti kur Guardiola përplaset me arbitrin e katërt. Gazeta Si, 16 dhjetor 2020

Trajnerit spanjoll nuk i mjaftonte koha shtesë që arbitri kishte vendosur dhe i kërkoi arbitrit të 4-të që t’ia thoshte atij kryesor. Një diskutim shumë i ashpër, siç raporton “Sun”, me Guardiloën që i shpjegoi mendimin e tij arbitrit të katërt dhe më pas gati e detyroi me forcë që të shtonte më shumë se 4 minutat që ishin vendosur, duke i bllokuar edhe tabelën elektronike.

Një sjellje që nuk shihet çdo ditë dhe që duhet të ketë pasoja. Në fund, Tejlor sinjalizoi 4 minutat e parashikuara, por reagimet nuk munguan. “Daily Mail” ka nënvizuar faktin se në raste të tilla Guardiolës i falet, kurse trajnerëve të tjerë jo. “Për një gjë të tillë Mourinjo do të ishte skualifikuar përjetë”, – shkruan gazeta angleze.

Tani mbetet të mësohet çfarë vendimi do të marrë gjykatësi sportiv, por pamjet flasin qartë për një Guardiola që bota e futbollit nuk është mësuar ta shohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë