Politike

Për kate pa leje do parapaguhet, në të kundërt shtesa konfiskohet

Ndërtuesit që ndërtojnë kate shtesë mbi lejen janë të detyruar të parapaguajnë vlerën e ndërtimit dhe gjobën.

Nëse nuk kryhet kjo pagesë ata ose do ta dhurojnë ose shtesa do të iu konfiskohet.

Ky lloj detyrimi rendor është pjesë e vendimit të fundit të qeverisë që u njoftua sot (7 shtator) nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Ajo citoi që arsyeja pse u mor ky vendim është sepse ka një trend kohët e fundit për ndërtimin e shtesave mbi lejet që janë dhënë nga Bashkitë apo KKT.

Efekti i këtij vendimi është që ose do të parapaguhet ose do të kthehen në të mirë të shërbimit publik.

Më tej ajo shtoi se për çdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen, apo të ndërtuar pa leje, do ketë edhe një investigim për të gjitha ato institucione që kanë si detyrë kontrollin e territorit dhe kjo gjë ka ndodhur nën hundën e tyre, sepse identifikojmë që ka edhe një vetëtolerancë nga institucionet për t’i lënë ata në abuzim.

“Duhet patur parasysh që ky proces ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese që shkelin ligjin edhe duke qenë nën mbikëqyrjen e institucioneve tona”, tha Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë