Ish-deputeti i (PD-së dhe PS-së ) Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën në Primare për Bashkinë Kamëz. “Unë vetë kam lindur dhe jam rritur në Kukës dhe kam një lidhje për një kohë të gjatë me qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, me një histori të gjatë shërbimesh individuale dhe me aktivitete politike.
Në zgjedhjet e vitit 2013, por dhe në zgjedhjet e vitit të kaluar, demokratët, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit më besuan duke më votuar masivisht si kandidat i Partisë Demokratike për Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo me ka inkurajuar dhe më ka nxitur që unë sot, të shpall zyrtarisht kandidaturën time për kryetar të Bashkisë Kamëz”, tha ai.
“Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar ku ekonomia të rritet për të gjithë, ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshëm në shkolla, ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë jetët e tyre ( sic ndodh sot) për të shkuar në emigracion por të jetojnë me respekt dhe dinjitet në vendin e tyre .
Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapësira të barabarta për të gjithë, me parqe e lulishte, rruge me standarde e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit…”, tha Asllani, duke mos u fokusuar tek kundërshtari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje