Nga Erion Dasho – Covid në botën e çudive. Me promovimin e plazmës kovaleshente si trajtim “çudibërës” për COVID-in, Amerika ecën krenare në gjurmët e Shqipërisë!!!
Dy javë pasi komiteti shqiptar shpalli me bujë plazmën si “armën sekrete” në “luftën” kundër COVID-it, të njëjtën gjë bën edhe Trampi në Amerikë.
Jashtë shakasë!
Ende nuk ka asnjë evidencë të fortë shkencore që të provojë pretendimin se plazma ka efekt shërues në rastin e COVID-it, përveç se ndihmon terapitë e tjera në rrethana tepër specifike!!!
Të kuptohemi!
Në të ardhmen, pasi të kryhen prova klinike rigoroze, plazma edhe mund të rezultojë e efektshme në shkallë të caktuara (personalisht mbetem dyshues; një mjekim “çudibërës” zakonisht i prodhon “çuditë” që në fillim…)
Nuk paska rëndësi Shqipëri apo Amerikë!
Për sa kohë me COVID-in merren politikanët dhe jo ekspertët, ata sjellin më tepër dëm se sa dobi.
Motivimi është aq i dukshëm: politikani numëron votat, kurse eksperti jetët…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje