Vitor Chitas filloi të rrinte në radhë në orën 6 të mëngjesit në prag të Krishtlindjeve për të bërë testin e Covid-19 përpara se të takohej me familjarët e tij të premten mbrëma, ndërkohë që infektimet në Portugali po rriten dita ditës.
66-vjeçari ishte në pjesën e përparme të një radhe të gjatë përpara një qendre testimi e cila ishte hapur që në 9 të mëngjesit.
“Vendosa të testohem për t’u qenë i sigurt me familjen time këtë Krishtlindje. Kjo nuk do të thotë se është plotësisht e sigurt, por… na jep pak qetësi,” tha Chitas.
Radhë të gjata u krijuan edhe jashtë farmacive të premten. Disa portugezë madje u larguan nga qyteti i tyre për t’u testuar për shkak të mungesës së testeve. Megjithëse testet në shtëpi janë gjithashtu të disponueshme, ato nuk janë gjithmonë të vlefshme për të hyrë në vende të caktuara dhe në shumë supermarkete kanë mbaruar pa u afruar krishtlindjet.
Portugalia, me 10 milionë banorë, raportoi 10,500 infeksione të reja të enjten, më e larta që nga janari, megjithëse vdekjet dhe shtrimet në spital janë shumë të ulëta. Gjithashtu është ndër vendet me normë të lartë vaksinimi. 87% e qytetarëve janë të vaksinuar plotësisht.
Diana Rodrigues, 46 vjeç dhe vajza e saj 14-vjeçare Leonor janë të dyja të vaksinuara, por thanë se ishte e rëndësishme të zbulohej nëse ata ishin infektuar kohët e fundit.
“Ne kemi qenë të kujdesshëm kohët e fundit, por kjo është e rëndësishme që të mund të jemi me familjen tonë pasi nuk festuam me ta vitin e kaluar”, tha Rodrigues ndërsa vajza e saj u ul në një karrige portative që e sollën për të pritur në radhë.
Luciana Monteiro, 37, një braziliane që jeton në Lisbonë, gjithashtu iu bashkua radhës së mëngjesit herët. Ajo po kalon Krishtlindjet me miqtë dhe të gjithë ranë dakord se duhet të testohen.
“Masa paraprake është vendimtare këto ditë. Është më mirë të shmangni COVID-19 sesa ta ndihmoni atë të përhapet në mënyrë që gjërat të mos kthehen si më parë, kur gjithçka ishte e mbyllur”, tha ajo.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje