Futboll

Përcaktohen sot grupet e Championsit, risi dhe rrezik për përplasje ekipesh big

Përcaktohen sot grupet e Ligës së Kampionëve. Në Stamboll, në orën 18:00, do të hidhet shorti që do t’i japë jetë një kompeticioni historik, mbi të gjitha me Lionel Mesin jo më me fanellën e Barcelonës, ndërsa goli në transfertë nuk vlen më dyfish.

Rikthehet Milani, klubi i dytë me më shumë trofe (7), jashtë kompeticionit më të rëndësishëm prej 7 vitesh. Po ashtu, këtë sezon do të jenë 3 kupa, me futjen e Ligës së Konferencës. Dhe e fundit, do të jetë një sezon me kërcënimin e Super Ligës, gati e pamundur për t’u realizuar, por që gjithmonë do të trazojë ujërat.

Çelsi, ekipi fitues i edicionit të fundit. Gazeta Si, 26 gusht 2021

Skuadrat ndahen në 4 vazo dhe duhet theksuar se në short do të ketë një fashë të dytë që është po aq e fortë sa e para: PSG, Real Madrid, Liverpul, Mançester Junajtid, Barcelona, Sevilja dhe Borusia Dortmund nuk kanë asgjë më pak se Çelsi, Siti, Bajerni, Atletiko Madrid, Interi dhe Vilarreali, të shoqëruara nga Lila dhe Sporting Lisbonë.

Shorti nuk do të hidhet në Montekarlo. Vitin e kaluar Covid-i e detyroi UEFA-n t’i mblidhte klubet në Nion, këtë herë selia është në Stamboll, kryeqyteti që humbi finalen e Championsit në 2020-ën, por që do ta rikuperojë në 2023-shin. Akti i fundit i këtij edicioni do të luhet në Shën Pjetërburg.

Shorti mund të sjellë surpriza të bukura, gjithçka është e mundur. Interi, për shembull, që është kokë grupi, mund të bjerë në një grup me PSG-në, Porton dhe Volfsburgun, kurse Milani mund ta gjejë veten në një grup me Sportingun, Seviljen dhe Ajaksin. Atalanta e Berat Gjimshitit mund të gjejë në rrugë Çelsin dhe PSG-në. Për t’u veçuar është fakti se vendi i tretë në grup nuk garanton më Ligën e Europës, më parë është “Play-off”-i me vendin e dytë të turneut tjetër.

Ajo që bind më pak i takon perspektivës, Championsit që fillon nga viti 2024, me 36 skuadra, me një klasifikim unik dhe 10 ndeshje në fazën e parë. Në sezonin aktual do të influencojë indirekt reforma e “Fair play”-it financiar. Shpërblimet në total kalojnë dy miliardë euro, ndërsa kampioni i mundshëm mund të arkëtojë nga 120 deri në 150 milionë euro. Jo keq.

Skuadrat pjesëmarrëse në short
Anglia:
M.Siti, M.Junajtid, Liverpul, Çelsi
Spanja: Atletiko, Real Madrid, Barcelona, Sevilja, Vilarreal
Italia: Inter, Milan, Atalanta, Juventus
Gjermania: Bajern, Lajpcig, B.Dortmund, Volfsburg
Franca: Lilë, PSG
Portugalia: Sporting, Porto, Benfika
Holanda: Ajaks
Rusia: Zenit
Austria: Salcburg
Belgjika: Klub Bryzh
Ukraina: Dinamo Kiev, Shakhtar Donjetsk
Turqia: Beşhiktaş
Zvicra: Jang Bojs
Suedia: Malmo
Moldavia: Sherif Tiraspol

Vazo 1
Çelsi
Vilarreal
Bajern
Mançester Siti
Atletiko Madrid
Inter
Sporting
Lilë

Vazo 2
Real Madrid
Barcelona
Juventus
Mançester Junajtid
PSG
Liverpul
Sevilje
Borusia Dortmund

Vazo 3
Porto
Ajaks
Shakhtar Donjetsk
Lajpcig
Salcburg
Benfika
Atalanta
Zenit

Vazo 4
Beshiktash
Dinamo Kiev
Klub Bryzh
Jang Bojs
Milan
Malmo
Volfsburg
Sherif Tiraspol


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë