Futboll

Perez kontakton Mourinjon, tani nuk e ka më pengesën “Mendes”!

Rikthimi i Zhoze Mourinjos te Reali i Madridit nuk është thjesht një hipotezë. Presidenti Florentino Perez e ka seriozisht për portugezin e sapo larguar nga Mançester Junajtid. Sipas “Mundo Deportivo”, një detaj i veçantë e shtyn Mourinjon drejt madrilenëve: ndarja e tij me agjentin Horge Mendes. Tani duhet mësuar se si do ta presë ekipi rikthimin e portugezit, Serxho Ramos mbi të gjithë. Kapiteni ishte ai që refuzoi Antonio Konten në stolin e Realit.

Presidenti Perez është mjaft i interesuar për rikthimin e Mourinjos, i cili gjithashtu mezi pret të jetë sërish te Reali. Mes të dyve tashmë nuk është Horge Mendes, prokuratori i Kristiano Ronaldos, me të cilin numri 1 i klubit spanjoll nuk ka në plan të flasë, pas asaj që ndodhi gjatë verës. Megjithatë, gjithçka varet nga Santiago Solari, nga rezultatet e trajnerit aktual të madrilenëve.

Është më e lehtë që portugezi të kthehet në Madrid në fund të sezonit. Mourinjo vlerësohet shumë nga pjesa më e madhe e njerëzve që qëndrojnë pranë presidentit Florentino Perez, por rikthimi i tij mund të krijojë edhe pak tension, edhe pse trajneri ka siguruar se do të bindë edhe gazetarët më kritikë. Tani për tani duhet të bindë grupin e lojtarëve, duke filluar nga Ramos, që mund ta pësojë, sipas “Mundo Deportivo”. Askush nuk e diskuton “Gran Capitan” në fushë, por në dhomat e zhveshjes fuqia e tij do të zbehet. Do të ishte interesante ta shihje Realin me Mourinjon në stol dhe Nejmarin në fushë, madje braziliani është vetëm njëri nga “galaktikët” që Perez ka në plan të blejë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë