Politike

Performanca e ministrave në Kuvend, Rama mbledh grupin e PS, i pranishëm Agron Çela (Kritika Xhaçkës, merita Spiropalit)

Kryeministri njëherazi kryetari i PS-së, Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste vetëm pak ore para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

I pranishëm në mbledhje është edhe deputeti Agron Çela, ish-deputet  i Partisë së Lirisë.

Në fokus është performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku në optikën kritike ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Meritat për performancën në Kuvend i ka marrë Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ligji për bashkëpunëtorët e ish sigurimit, do të jetë prioritet për socialistët, ku personat të cilët vërtetohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në asnjë post të rëndësishëm partie apo shtetërore e aq më pak të kandidojnë për deputet apo kryetarë bashkie

Në mbledhje do të diskutohen edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë