Një hotel është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës. Zjarri ka rënë rreth orës 07:00 në papafingon e hotelit “Epirus”, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.
Punonjësit janë tronditur dhe kanë dalë me shpejtësi nga ambientet e hotelit. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur neutralizimin e zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje