Futboll

Përfundon aventura shqiptare e Morieros dhe Mikolit, largohen nga Dinamo

Ka zgjatur vetëm dy muaj aventura shqiptare e Françesko Morieros dhe Fabicio Mikolit, të cilët erdhën me bujë te Dinamo. Fillimisht, ishte trajneri Moriero që me një postim në faqen e tij zyrtare bënte me dije se kishte dhënë dorëheqjen nga stoli i bluve bashkë me stafin e tij, por pa dhënë asnjë arsye.

Më pas, presidenti i Dinamos, Marko Pontreli, bëri të ditur nëpërmjet faqes zyrtare të klubit kryeqytetas se është koha për një trajner shqiptar. Mesazhi i tij se “Dinamo është më e madhe se çdo emër i përveçëm” lë të nënkuptohet se diçka nuk ka shkuar në marrëdhëniet mes stafit italian të bluve dhe drejtuesve e skuadrës.

Burime të Gazeta Si pranë Dinamos pohojnë se trajnerët e rinj nuk krijuan dot një lidhje me grupin e futbollistëve dhe se këta të fundit kishin vështirësi në komunikim me ta.

Moriero dhe Mikoli e drejtuan Dinamon në dy ndeshje, në shtëpi ndaj Erzenit, ku blutë humbën 1-2 dhe në transfertë me Orikun, ku fituan 0-1. Dinamo mban vendin e dytë në Grupin A dhe tashmë duhet të gjejë trajnerin e tretë për këtë sezon, pasi para Morieros u largua një tjetër italian, Fabricio Kamarata, trajneri aktual i Apolonisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë