Ka përfunduar gjyqi për akuzat e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha për shpifje lidhur me çështjen e “Toyota Auris”.
Në seancën ku palët paraqitën konkluzionet, avokatët e Lulzim Bashës dhe përfaqësuesi i Prokurorisë kërkuan pushimin e çështjes.
Ndërsa, avokati i Taulant Ballës kërkoi dënimin e Lulzim Bashës për shpifje të bërë botërisht.
Sipas përfaqësuesit të Prokurorisë nuk kemi shpifje, por një opinion të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Gjyqtari Gerd Hoxha pasi shqyrtoi çështjen gjyqësore, konstatoi se janë shkelur disa pika të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut. Gjykata kërkoi kohë për të dhënë vendimin, ndërsa shpallja e vendimit të arsyetuar do të jetë më 21 janar, ora 12:30.
3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete “Toyota Auris” në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje, duke ngritur edhe një padi ndaj tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje