Gazeta Si – Deri në orën 13:00 të kësaj të hëne, ka përfunduar procesi i numërimit në 41 bashki të vendit, ndërsa vijon në 20 të tjera.
Partia Socialiste ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Sarandë, Patos, Belsh, Mat, Klos, Vlorë, Skrapar, Kuçovë, Dimal, Korçë, Vau i Dejës, Kavajë.
Ndërsa koalicioni i “Bashkë Fitojmë”, ka fituar në tre Bashki Pukë, Has, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Ndërsa në Himarë, kandidati i arrestuar i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri fitoi ndaj rivalit socialist, Jorgo Goro me rezultat të ngushtë.
Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje