Ne rrjet

Përfundon pas 8 orësh intervistimi i Ali Ahmetit tek “Specialja”

Ka përfunduar pas tetë orësh intervistimi i kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga prokurorët e Speciales.

Kreu i BDI-së është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe vjen pas akuzave të ngritura kundër presidentit Hashim Thaçi.

Ahmeti u pa duke dalë nga dyert e e EULEX në Prishtinë, por nuk foli për media.

Intervistimi i is-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës filloi në 9 e 30 të mëngjesit të së mërkurës dhe do të vazhdojë edhe të enjten e të premten.

Ahmetit i ka shkuar ftesa nga Specialja në muajin korrik të këtij viti, së bashku me presidentin Thaçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë