Bota

Përgjim i ri, kryeministri Zoran Zaev kërcënohet me jetë

Publikimi i një përgjimi gjatë të cilit kryeministri  Zoran Zaev kërcohet me jetë ka tronditur sot Maqedoninë e Veriut.

Një audio-xhirim 6-minutësh i një bisede telefonie është postuar në YouTube dhe dy të dënuar për korrupsion zotohen për vrasjen e Zaev dhe familjes së tij. Regjistrimi u publikua fillimisht nga portalin A1on dhe mësohet se ata që bisedojnë janë të dënuarit Jane Çento dhe Goran Angelov – Qoseto. Të dy janë të dënuar për shkak të dhunës në Kuvend më 27 Prill 2017.

Për momnetin, siç njofton A1on, nuk ka informacione se kush e ka xhiruar. Jane Çento dëgjohet tek se thotë “jam mirë këtu në burg”, duke treguar se sipas mediave xhirimi është bërë ndërsa ata janë në burg.  Çento ishte dënuar me 15 vite burg, por Gjykata e Apelit në Shkup ia zvogëloi me 13 vite, derisa Goran Angelov – Qoseto u dënua me 12 vite, kurse Apeli ia zvogëloi në 11 vite. Të dy janë të dënuar për shkak të dhunës së ushtruar në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, kur mbështetës të opozitës hyjnë në parlament dhe dhunuan deputetët e LSDM-së por edhe të partive shqiptare.

E gjithë biseda nuk kuptohet për shkak të cilësisë të dobët, por siç njofton “A1on”, në një pjesë të bisedës Cento thotë se “Zaevi do të vdes si qen” dhe se “është i gatshëm të vuaj burgin të përjetshëm” madje “nëse duhet do të vdesë, por jo pa vrarë Zaevin”.

Sipas datës, supozohet se kjo bisedë është zhvilluar dhe xhiruar gjatë fundjavës së kaluar derisa në Shkup u zhvilloheshon protesta “Liri për mbrojtësit e Kushtetutës”, një grup i mbështetur nga partia opozitare VRMO DPMNE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë