Nga Gazeta “Si”- Tirana do të ketë numrin më të madh të kandidatëve që garojnë për kryeqytetin. Ata janë: Erion Veliaj, Belind Këlliçi, Roland Bejko, Arlind Qori, Marko Dajti dhe Lajla Përnaska. Secili me profile të ndryshme e po aq edhe premtimet.
Nëse u hedh një sy premtimeve kryesore kandidatët Belind Këlliçi, Roland Bejko Arlind Qori por edhe Lajla Përnaska kanë përfshirë taksat dikush duke i përgjysmuar, dikush tjetër edhe duke shtuar.
Erion Veliaj nuk i prek taksat, fokusohet më së shumti tek punët që janë bërë, duke premtuar vijimin dhe prezanton projekte që mund të mbyllen pas katër vitesh ose me shumë, nuk jep afate konkrete.
Ajo që vihet re gjithashtu është se shumica e premtimeve nuk shoqërohen me fatura financiare, ekspertizë konkrete dhe pyetja kryesore ku do të gjendet paratë. Disa të tjera pastaj krejt në ajër që vështirë t’i konceptosh, jo më t’i realizosh
Interesante është futja në lojë e referendumeve lokale. Ata që i mëshojnë më shumë idesë dhe mënyrës se si duhet, janë: Arlind Qori dhe Lajla Përnaska
Shumë më pak aktiv duket se është kandidati komunist Marko Dajti. Ai nuk ka të afishuar ndonjë program konkret për Tiranën. / n.p

Erion Veliaj, (premtimet kryesore)
Stacioni i ri multimodal te Kthesa e Kamzës, pjesë e linjës së re të hekurudhës Tiranë-Durrës
Treni elektrik, me tre stacione brenda qytetit të Tiranës
5 shkolla të reja në zonën e Astirit
Përfundimi i Piramidës apo qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan
150.000 m2 rrugë të reja rurale të shtruara me asfalt çdo vit në zonat rurale
150 ndërhyrje të reja në infrastrukturë shërbimesh në zonat rurale
Treg të ri agroushqimor AgroPark Tirana
Zonë e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA Tirana) mes Kasharit dhe Vaqarrit (synon të gjenerojë 5 deri në 7 mijë vende pune të mirëpaguara)
Ngritja e Bus Rapid Transit (BRT) ose ndryshe Linja e Shpejtë e Autobusëve (synon të prekë linjat kryesore të qytetit, si Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe linjën e Tiranës së Re).

Belind Këlliçi (premtimet kryesore)
Transport publik falas
Ndërtimi i një nënkalimi në sheshin “Skënderbej” i gjatë 400 metra me katër korsi
Taksa për arsimin, zero
Taksa e fjetjes në hotel, ulet me 30%
Taksa e tabelës, ulet me 30%
Taksa e truallit reduktohet me 30%
Taksa mbi ndërtesën ulet me 30%
Ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumin e Lanës.
Ndërtimi i 500 parqeve të gjelbra në lagjet e kryeqytetit.
6 parqe publike në kurorën e Tiranës, deri në 2 mijë hektarë në total.
Transparencë për kualitetin e karburantit që shitet në kryeqytet (Vendosja e një tabele në çdo pikë për të informuar qytetarët për karburantin që blejnë)

Roland Bejko (premtimet kryesore)
Transport publik falas për disa shtresa
Tre zona të lira ekonomike, në Ndroq, Arbanë dhe Paskuqan.
Përgjysmimi 50% i taksave aktuale.
Reduktimi i taksës së ndërtimit nga 12% në vetëm 5 %.
Zero taksë bashkiake për sipërmarrjet artistike
Hapja e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës
Pesë vite zero taksë ndaj sipërmarrjeve turistike, bujtinave, start-up, etj
Biletë unike elektronike.
Shpallja monument kulture i katër zonave
Përqendrimi i kullave me infrastrukturë të përshtatshme në bulevardin e ri

Arlind Qori (premtimet kryesore)
Hartimi i një plani të ri urbanistik
Trajtimi më përparësi i legalizimit të banesave dhe jo prishjen e tyre
Kompani publike që administron transportin publik në Tiranë
Uji i rubinetit t’i nënshtrohet analizave
Ndërtimi i 20 shkollave të reja, aty ku mungojnë tërësisht.
Linjë autobusi ose furgoni për çdo fshat
Përgjysmim i tarifës së pastrimit
Përgjysmim i tarifës së infrastrukturës arsimore për bizneset e vogla.
Model progresiv i taksimit të truallit në varësi të numrit të shtëpive
Rritjen me 20% të taksës për infrastrukturën arsimore të bizneseve të mëdha dhe dyfishimin e saj për bizneset VIP.
Rritjen me 20% të tarifës së pastrimit për bizneset e mëdha dhe dyfishimin e saj për bizneset VIP
Organizimi i referendumeve vendore

Lajla Përnaska (premtimet kryesore)
Referendume lokale për çështjet me rëndësi.
Ndërtimi i një mbikalimi që fillon nga zona e Gardës dhe lidhet direkt në unazë
Nënkalim që fillon nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, nën sheshin Skënderbej, poshtë rrugës së Durrësit, që vazhdon me daljen në rrugën Dritan Hoxha.
Parkingjet nëntokësore, pallatet e reja ta kenë me detyrim
Të ulet taksa e infrastrukturës arsimore
9% taksa e ndertimit dhe 3% taksa për strehimin e të pastrehëve
Eliminimi i depozitave, duke i hequr nga tarracat e pallateve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje