Nuk ka mbetur jashtë debatit të PD-së as LSI-ja qoftë përmes ndonjë komenti të shkurtër ironizues në Facebook madje as vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për të cilin Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se do të kthehet shumë shpejt në drejtimin e partisë.
“Ha ha ha laraskat përjashtojnë shqiponjën!”, komenton shkurt nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në Facebook ndërsa e ndërlidh reagimin e shkurtër me vendimin e kryesisë së PD-së që përjashtoi në mesnatë nga partia Sali Berishën dhe disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit ndër ta edhe deputetë.
Ndërsa Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë një vizite të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut është shprehur për mediat se, “nuk asnjë kuptim që në demokraci të injorohet vota. Është gjëja më normale që kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij, ashtu sikurse një kryeministër, të cilin e kundërshton një pjesë e grupit parlamentar që e ka votuar, që e ka zgjedhur, është i detyruar të rikonfirmohet.
Pra shkelja e këtyre parimeve të demokracisë sigurisht që çon në situata të pakuptimta. Megjithatë unë shpresoj që me mençuri dhe urtësi demokratët të mos jenë pre e padurimit, sepse në Shqipëri më vjen keq, më duhet ta them dhe po e them këtu meqenëse ju po këmbëngulni për të kaluar në zhvillimet atje: prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje