Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Ambasada njeh vështirësinë e këtij vendimi dhe kërkon që ai të respektohet. Sipas saj, ky vendim tregon se PD ka guximin që të shkëputet nga e shkuara.
“Vendimi i vështirë i njoftuar dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim tregon, ashtu si edhe 30 vite më parë dhe në momente të tjera kritike të Shqipërisë, që Partia Demokratike ka kurajon që të shkëputet nga e shkuara për të ndërtuar një të ardhme dhe ndihmuar Shqipërinë që të ecë përpara”, thuhet në deklaratë.
Ambasada thotë se SHBA ka një marrëdhënie të veçantë me PD.
“SHBA ka një marrëdhënie të veçantë Partinë Demokratike që prej themelimit të saj dhe ne presim që të punojmë edhe më ngushtë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, mbyllet reagimi amerikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje