Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se me përjashtimin e katër deputetëve nga grupi i PD-së, Enkelejd Alibeaj shkeli mbi dinjitetin e tij.
I pyetur nga disa media mbi vendimin e fundit të Alibeajt, Berisha u përgjigj: “Jam marrë me probleme krejt të tjera sot. Zbatonjës mjeran i urdhrave të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar dhe më shumë mbi dinjitetin e tij.
E ardhmja e grupit parlamentar, do jetë një grup i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet.
Kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, secila nga ministrat, vetë Edi Rama, emra të tjerë. Vjen zonja me 40 metra katrorë apartament dhe bëhet me 7 apartamente, lumturon dhe të tjerë përreth saj. Ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrë më të paimagjinueshme, më të pakonceptueshme”.
Lidhur me nismën për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga kryetari i grupit (ku nisi edhe debati për përjashtimin e katër deputetëve) Berisha konfirmoi paktin me Ervin Salianjin që ky i fundit të zëvendësojë Alibeajn në këmbim të sigurimit të votave.
“Do pranoj vullnetin e deputetëve të PD-së. Salianji është nënkryetar, kështu që unë do pranoj vullnetin e deputetëve të PD-së…”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje