Reshjet e borës janë rikthyer në disa zona të vendit, duke krijuar edhe vështirësi në qarkullimin në disa akse rrugore.
Përmes një njoftimi ARRSH bën me dije se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri, pasi sipas parashikimit të situatës meteorologjike sot priten reshje në të gjithë vendin.
Sipas ARRSH-së, në disa akse rrugore është e nevojshme përdorimi i zinxhirëve.
Në Rajonin Jugor:
Në Qarkun e Korçës, rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.
Në Qarkun e Gjirokastrës qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Në Qarkun e Korçës qarkullohet me zinxhir në:
K/Boboshticë-Dardhë
Voskop-Voskopojë
Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit
Në Rajonin Qendror Tiranë:
Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.
Në Rajonin Verior Shkodër:
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.
Qarkullohet me zinxhirë, ose pjesërisht me zinxhirë në rrugët:
Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km.
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Trebisht-Doganë
ARRSH u bën apel përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje