Më në fund, Aman Khalili dhe familja e tij gjithashtu arritën të iknin nga Afganistani i kontrolluar tashmë nga talebanët. Një nga historitë e panumërta që karakterizojnë universin e refugjatëve afganë.
Por e ajo tij është shumë unike. Në vitin 2008, Khalili ndihmoi senatorin e atëhershëm Joe Biden (presidenti aktual i SHBA-ve) të arratisej me bashkëpunëtorët e tjerë amerikanë, pasi helikopteri i tyre u detyrua të ulej për shkak të motit të keq në një rajon të largët të maleve afgane.
Për vite, ai kishte punuar atëherë si përkthyes për amerikanët. Por gushtin e kaluar nuk ishte në gjendje të shpëtonte nga Kabuli me transport ajror.
Ditët e fundit ishte bashkuar me grupet e vogla të refugjatëve që po kalojnë me fat drejt territorit pakistanez. Tani ata e presin atë në Uashington për një pritje të denjë.
Një përfaqësues i Departamentit amerikan të Shtetit konfirmoi për BBC-në se Khalili dhe familja e tij “janë larguar në mënyrë të sigurt nga Afganistani”, me “angazhimin dhe mbështetjen e SHBA-ve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje