Dhunë në Paris pas humbjes së PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bajernit në “Da Luz” të Lisbonës. Akte vandale në rrugët e kryeqytetit francez, përplasje me policinë dhe arrestime. Përreth stadiumin “Parc des Princes”, gjatë gjithë ndeshjes ka pasur përleshje mes tifozëve dhe forcave të rendit, që kanë përdorur edhe gazin lotsjellës.
Disa grupime tifozësh ishin të pajisur me mjete të forta dhe fishekzjarrë, ndërkohë që tensioni u shtua në fundin e ndeshjes dhe përplasjet u zgjeruan edhe në zonën e Champs-Elyseées, ku u thyen xhama dyqanesh dhe morën flakë disa makina. Rreth një orë pas mesnate Prefektura e Parisit arriti të boshatiste zonën, duke vënë gjoba për ata që nuk bindeshin, ndërsa disa persona u arrestuan.
Ishin gati 5000 tifozë ata që e ndoqën ndeshjen në stadiumin e PSG-së. Një pjesë e tribunave ishte zënë nga ultrasit, të cilët ishin të maskuar dhe të armatosur me lëndë plasëse dhe shkopinj bejsbolli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje