Gjashtë emigrantë u gjetën të vdekur në det dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi anija e tyre u mbyt të hënën në brigjet algjeriane.
Sipas mediave lokale, nga mbytja kanë shpëtuar gjashtë emigrantë, përfshirë edhe një grua shtatzënë.
“Gjashtë persona janë mbytur dhe gjashtë të tjerë kanë shpëtuar përfshi edhe një grua shtatzënë. Ata u dërguan në spitalin Bainem në perëndim të Algjerit”, thuhet në raportimin e stacionit televiziv privat Ennahar.
Varka, me shtetas nga vende të ndryshme të Afrikës Sub-Sahariane që përpiqeshin të kalonin Mesdheun, u përmbys rreth orës 4 të mëngjesit pranë Bainem, disa kilometra në perëndim të qendrës së qytetit të Algjerit.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë për gjetjen e personave të tjerë që rezultojnë të zhdukur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje