Komunitet

Përpjekje për të transferuar në SHBA mbi 350 afganë që ndodhen në Shqipëri

Rreth 600 afganë që u larguan nga vendi për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve janë strehuar aktualisht në St.Louis në SHBA dhe 350 deri në 1 mijë të tjerë po bëhen përpjekje për t’i marrë nga Shqipëria.

Kryebashkiakja e St.Louis, Tishaura Jones është duke udhëhequr përpjekjet për marrjen e afganëve të bllokuar ende në Shqipëri, së bashku me Institutin Ndërkombëtar dhe Projektin Shpëtimi i Afganëve.

Plani, sipas kryebashkiakes është tërheqja e 350 deri në 1 mijë afganëve që aktualisht ndodhen në Shqipëri.

Nisma është kritikuar pasi shumë prej afganëve që jetojnë aktualisht në St.Louis dhe që kanë mbërritur atje në 10 muajt e fundit kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, sidomos në ushqime dhe ilaçe.

Nga numri për 600 vetësh, vetëm një grup i vogël i papërfillshëm i tyre kanë arritur që të përshtaten dhe të gjejnë një vend pune, të tjerët kanë nevojë për ndihmat e organizatave dhe të shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë