Rend dhe Ligj

Përplas 8-vjeçarin në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur të miturin me inicialet D.Z., 8 vjeç.

Pas aksidentit mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar.

8-vjeçari ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, ka ndodhur një tjetër aksident, ku mjeti me drejtuese shtetasen M. M., ka aksidentuar drejtuesin e motorit A. K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë