Ka ndodhur

Përplasen dy automjete në Bilisht, plagosen dy pasagjere

Dy pasagjere kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në rrugën Bilisht-Kapshticë, ku janë përplasur dy automjete.

Të plagosurat 60 dhe 27 vjeçe janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. L., është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin L. B. Shtetaset e plagosura ishin pasagjere në automjetin tip “Toyota”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë