Bota

Përplasen dy avionë në SHBA, 3 të vdekur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin e Kolorados në SHBA. Dy avionë janë përplasur në zonën e Boulder County, e për pasojë mbetën të vdekur 3 persona.

Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas mediave amerikane, një prej avionëve ra shumë pranë aeroportit Vance Brand në Longmont.

Pamjet ajrore treguan se një prej avionëve ishte përplasur me një pemë, ndërsa tjetri u përplas në një fushë aty pranë.

Dy persona ishin në bordin e Cessna 172, tha FAA. Zyra gjithashtu se konfirmoi se dy persona ishin në bordin e avionit, të cilët të dy u gjetën të vdekur në vendngjarje.

Nuk dihet se sa njerëz ishin në bordin e avionit të dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë