Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Tiranë-Durrës, ku mësohet se ka humbur jetën një person.
Dy makina, tip “Fiat Panda” dhe “Audi” janë përplasur me njëra-tjetrën në Kashar, duke gjetur vdekjen njëri nga shoferët.
Mësohet se ka humbur jetën E. M, ndërsa shoferi tjetër me inicialet Xh. S është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.
“Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si pasojë e aksidentit, është krijuar një trafik i rënduar, me radhë të makinave që shkon deri në 10 km, për pasojë lëvizja është devijuar në rrugën dytësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje