Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi këtë të hënë në mesditë në Golem.
Tre mjete u përplasën në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit me inicialet M. D. dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan në spital, por njëra prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje