Bota

Përplasen trenat në Kroaci, 3 viktima dhe 11 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash të palëvizshëm, ndërmjet stacioneve Okuçani dhe Nosvka.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, pasi vizitoi vendin e përplasjes, tha se, sipas të dhënave aktuale, tre persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën.

Ende nuk dihen me siguri shkaqet e aksidentit të ndodhur rreth orës 21:35 të mbrëmjes së djeshme(9 shtator), por duket se treni i pasagjerëve nuk është ndalur në tabelën e kuqe të ndalimit, duke ecur me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë ka përplasur trenin e mallrave të ndaluar, për shkak të një defekti teknik. Mësohet se ekipet e shpëtimit ndërhynë për t’i shpëtuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë