Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Vloçisht teksa një makinë përplasi burrë dhe grua. Bëhet fjalë për shtetasin S.Sh 70 vjeç dhe shtetasen V.Sh, 60 vjeç, banues në fshatin Voskop.
Çifti u dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, por nuk kanë arritur të mbijetojnë.
Policia bën me dije se është arrestuar shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin, Sotir Nikolla, 63 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje