Mbledhja e Këshillit Kombëtar për integrimin evropian, strukturës parlamentare, ka risjellë edhe një përplasje ndërmjet qeverisë Rama dhe ndërkombëtarëve sa i përket amnistisë fiskale.
Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmman gjatë prezantimit të disa prej gjetjeve të raportprogresit më të fundit të KE-së për Shqipërinë, shprehu qëndrimin kundër miratimit të paketës fiskale.
“Sa i përket pastrimit të parave vendi po ecën në mënyrë të mirë për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Miratimi i amnistisë fiskale do të rrezikonte progresin në këtë fushë”, tha ambasadorja gjatë fjalës së saj.
Por mazhoranca ndërkohë iu kundërpërgjigj ndërkombëtarëve nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që theksoi se qeveria do ta miratojë atë.

“Ligji për amnistinë do të bëhet ne vazhdojmë të nxisim konsultimet me ekspertët e ministrisë së financave dhe të delegacionit dhe KE për të shqyrtuar draftin final, që të jetë në të gjithë këtë proces konsultimi. Në këto 30 vite tranzicion natyrshëm duhet një amnisti. Greqia pasi kaloi euron në itin 2004 bënë një amnisti fiskale shumë më të thellë se kjo”, tha Balla.
Ndërkohë ashtu si edhe herët tjerët ky raport i lexua në mënyra të ndryshme nga opozita dhe mazhoranca. Socialistët e cilësuan si më të mirin ndërsa opozita është përmendi korrupsionin si arsyen kryesore se pse qytetarët po emigrojnë jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje