Politike

Përplasja, Hajdari: PD-PS s’kanë më ide, vetëm muskuj

Rudina Hajdari e cila garon për Nismën “Thurje” në Elbasan tha se, “përplasja e dhunshme mes militantëve të PS e PD, është pasqyra më e qartë e degradimit të kësaj klase politike e cila nuk ka më ide por vetëm muskuj”.

“Teksa qytetarët kishin dalë për të shijuar ditën e verës, bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë duke prishur gjithë atmosferën dhe duke shkaktuar panik.

Fushata elektorale nuk mund të jetë garë muskujsh, sharjesh, grushtash apo armësh, por garë idesh dhe projektesh mbi të ardhmen e njerëzve.

Qytetarët nuk mund të zgjedhin mes dy bandave por duhet të zgjedhin mes ideve që konkurrojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë