Futboll

Përplasja me ultrasit, Duka inkurajon Hysajn: Je personalitet i futbollit!

Me një postim në faqen e tij në Facebook, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i jep mbështetje mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili ka pasur një përplasje me ultrasit e Lacios për shkak të këngës “Bella Ciao” që këndoi në prezantimin para shokëve të ekipit. Mes të tjerash, Duka thekson se vlerat e lojtarit kuqezi do të triumfojnë ndaj dhunës verbale dhe ideologjike.

“I dashur Elsi, ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vërë në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik. Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim”, – shkrruan presidenti i FSHF-së, Duka.

Të njëjtin tekst Duka e ka postuar më poshtë edhe në gjuhën italiane. Orët e fundit, përveç mbështetjes së klubit të Lacios, që dënon sjelljen e ultrasve, Hysaj ka marrë edhe një mbështetje të madhe në rrjetet sociale nga pjesë më e madhe e tifozëve të skuadrës së tij të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë