Gazeta Si – Komanda Evropiane e Forcave të Armatosura të SHBA-së publikoi videon e goditjes së një droni vëzhgues amerikan dhe një avioni luftarak rus mbi Detin e Zi.
Momentet kritike të takimit në ajër mund të shihen në video, e cila sipas Pentagonit zgjati 30-40 minuta.
në pamjet janë filmuara nga droni MQ-9 Reaper tregojnë momentin kur avioni luftarak rus Sukhoi SU-27 nis të afrohet. Teksa afrohet, avioni hedh një pjesë të karburantit dhe vijon të monitorojë dronin amerikan.
Në një pjesë tjetër të pamjeve, avioni rus bën një tjetër kalim. Ndërsa afrohet, përsëri hedh karburant.
Videoja nga droni më pas ndërpritet ndërsa avioni luftarak rus përplaset me MQ-9 Reaper, duke dëmtuar helikën dhe në fund duke e detyruar SHBA-në ta rrëzojë dronin në Detin e Zi.
Kur kamera kthehet në linjë në filmim, pamja kthehet përsëri prapa dhe helika shfaqet e dëmtuar nga përplasja.
Me helikën e dëmtuar, operatorët e dronit e drejtuan dronin në mënyrë efektive mbi Detin e Zi ku edhe u lëshua pa bërë dëme në ujërat ndërkombëtare në jugperëndim të Krimesë.
Gjatë rrugës, dy zyrtarë amerikanë i thanë CNN se operatorët fshinë nga distanca softuerin me të dhëna sensitive të dronit, për të ulur rrezikun që “materialet sekrete të binin në duart e armikut përpara se ai të rrëzohej në ujë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje