Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi në një intervistë televizive se çdo gjykatës që regjistron në ndryshimet e statutit të Partisë Demokratike sipas vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit rrezikon burgun.
“Nëse ky gjykatës vendos të marrë këtë vendim të çmendur, në interes të tij dhe familjes së tij, ai ka vendosur t’i thotë burgut hapu”, u shpreh Bardhi lidhur me statutin e Partisë Demokratike.
I ftuar këtë të enjte në Neës24, Bardhi shtoi se gjykatësi është takuar me përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit.
Në lidhje me këtë deklaratë të tij ka reaguar Komisioni i Rithemelimit, që e ka cilësuar presion ndaj drejtësisë.
“Deputeti Gazmend Bardhi ka ndërmarrë ndaj gjykatësit të çështjes një sulm kërcënues të pashembullt që nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor të Edvin Ramës në vitin 2007. Deputeti Bardhi me sulmin dhe kërcënimet e tij publike ndaj gjykatësit para dhënies së vendimit po kryen një vepër të rëndë penale, për të cilën ai do të vendoset para ligjit”, thuhet në një deklaratë të Komisionit të Rithemelimit.
Komisioni flet në emër të Partisë Demokratike dhe thotë se dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të padenjë, që përbën vepër flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjykatësit, shpifjet dhe trillimet e tij lidhen para së gjithash me çështje të tija personale me ligjin, për të cilat ai mban përgjegjësi direkte dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe normat e saj.
Të premten në orën 10:30 gjyqtari Agron Zhukri do të marrë në shqyrtim statutin e 11 dhjetorit të komisioni të rithemeilimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje