Ne rrjet

Përse po tërheq SHBA trupat nga Gjermania?

Donald Trump është ndoshta i vetmi president që mund ta shndërrojë tërheqjen e trupave në një akt agresioni. Kreu i Shtëpisë së Bardha ka urdhëruar së fundmi Pentagonin të zvogëlojë ndjeshëm numrin e forcave ushtarake amerikane të vendosura në Gjermani, ku prania e marinsave amerikanë ka shërbyer prej kohësh si një simbol i angazhimit të Uashingtonit për të mbrojtur aleatët e tij europianë.

Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar ende lajmin, i cili u raportua për herë të parë të premten nga mediat amerikanë, por zyrtarë të lartë thanë që Trump do të  zvogëlonte praninë ushtarake amerikane prej 25,000 trupash me dy të tretat, duke lënë në Gjermani vetëm 9,700 trupa.

Aktualisht, në Gjermani ka 34,674 personel ushtarak amerikan, përfshirë 20.774 ushtarë dhe 12.980 personel nga Forca Ajrore. Rreth 19,000 punonjës civilë shtesë mbështesin forcat ushtarake por edhe prania e tyre pothuajse me siguri do të shkurtohej si rezultat i tërheqjes së trupave. Zyrtarët e NATO-s mësohet se nuk ishin informuar për planin e Trump, ndërkohë që të tjerë zyrtarë sygjerojnë se një pjesë e këtyre trupave do të vendoset në Poloni.

Tërheqja e një pjesë të forcave ushtarake në Gjermani, vjen mes planeve të Trump për të rritur praninë ushtarake amerikane në Europë, të cilën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e ka cilësuar në mënyrë të përsëritur si një vendim që hedh poshtë çdo sugjerim që angazhimi i Amerikës ndaj aleancës ushtarake ka rënë.

Trupat amerikane në Gjermani, Gazeta Si, 2020

Stoltenberg e cilëson shtimin e prezencës së SHBA pjesë të  përpjekjes së NATO-s për të parandaluar një Rusi gjithnjë e më agresive. Moska padyshim se do të mbështesë çdo tërheqje të forcave ushtarake amerikane në Europë, të cilën Kremlini e ka konsideruar si një praninë më të rrezikshme që nga ditët e Luftës së Ftohtë. Por atëherë, përse po tërheq SHBA trupat nga Gjermania?

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Trump nuk kanë pasur asnjëherë një marrëdhënie të mirë, duke u përplasur ashpër për politikën e emigracionit, si dhe tubacionin e gazit NordStream 2.

Gjermania, nga ana tjetër, ka qënë në presion më shumë se gati çdo aleat tjetër i NATO-s mbi rritjen e shpenzimet ushtarake, por nuk ka pranuar të kontribuojë më shumë.  Dhe Merkel nga ana tjetër ka bërë pak për ta fshehur përçmimin e saj për qasjen shkatërruese të Trump ndaj politikës botërore.

Megjithë përplasjet e mëparshme, lajmi për tërheqjen duket se e kapi Berlinin në befasi. Ministria gjermane e mbrojtjes nuk pranoi të komentonte. Revista gjermane e lajmeve “Der Spiegel” tha se vendimi i Trump ishte “një provokim”.

Angela Merkel dhe Donald Trump, Gazeta Si, 2020

Norbert Röttgen, kryetari i komitetit të punëve të jashtme në Bundestag dhe pretendent për të pasuar Merkelin si kancelar, kritikoi këtë veprim të shtunën, duke e cilësuar praninë e forcave amerikane në Gjermani “vendimtare”.

Megjithatë, përtej përplasjeve politike, ulja e pranisë së trupave amerikane nga Gjermania ëshë një gabim i madh strategjik. Baza amerikane në Gjermani është thelbësore për koordinimin e pranisë ndërkombëtare ushtarake të SHBA-së dhe bashkëpunimi mes dy palëve deri më tani ka funksionuar mirë.

Gjeneral Ben Hodges, ish-komandant i Ushtrisë Amerikane në Europë tha se tërheqja e trupave nuk ishte e justifikuar as në pikëpamjen usharake

“Unë besoj se ky është një gabim kolosal,” tha Hodges. “Ky është një vendim politik dhe jo strategjik”.

Hodges tha se vendimi i kishte kapur të gjithë në befasi, duke filluar nga Pentagoni dhe Kongresi Amerikan, te diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë në Europë, udhëheqësit e NATO-s dhe aleatët, veçanërisht Gjermania. Hodges tha që Rusia do të ishte një përfitues kryesor i tërheqjes dhe se zbutje e qëndrimit të SHBA-së nuk ishte e justifikuar.

“Kremlini nuk ka bërë asgjë për të merituar një dhuratë si kjo,” tha ai. “Nuk kem parë asnjë ndryshim në sjelljen e tij Ukrainë ose Siri ose përgjatë krahut lindor të NATO-s ose Detit të Zi ose Gjeorgjisë.” Burimi: Foreing Policy. Përshtati në shqipo: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë