Sport

Përtej erës së luftës, ukrainasi Abramenko dhe rusi Burov së bashku në pod

Gazeta Si – Oleksandr Abramenko, fitues i medaljes së argjendit, dhe Ilia Burov, fitues i medaljes së bronzit në ‘freestyle skiing’ në Olimpiadën e Pekinit, i pari ukrainas dhe i dyti rus, kanë festuar së bashku në pod.

Abramenko, Guangpu dhe Burov në pod. Gazeta Si, 16 shkurt 2022

Pavarësisht krizës mes dy vendeve, sportisti ukrainas, me flamurin kombëtar në krahë, është përshëndetur me buzëqeshje dhe batuta me sportistin rus. Po ashtu, ata kanë pozuar së bashku për foton rituale të podit, bashkë me fituesin e medaljes së artë, kinezin Qi Guangpu.

Sportisti ukrainas dhe ai rus (djathtas) në podin e fituesit. Gazeta Si, 16 shkurt 2022

Përtej erërave të luftës dhe kërcënimeve për pushtim të Ukrainës nga Rusia, Abramenko dhe Burov kanë treguar një raport të konsoliduar në emër të sportit, fuqia e të cilit është e jashtëzakonshme. Argjendi i Abramenkos është medelja e parë që Ukraina fiton në Pekin 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë