Princi William dhe vëllai i tij Harry do të zbulojnë statujën në kujtim të nënës së tyre Diana, e cila vdiq në vitin 1997 në një aksident, princesha fatkeqe që do të kishte mbushur 60 vjeçe këtë të enjte.
Herët e fundit për Dukën e Kembrixhit dhe Sussex-it, janë shënuar nga distanca të vazhdueshme dhe acar i madh. Tani duket se të dy kanë rifilluar të flasin pas fitores së Anglisë në kampionatin evropian dhe anglezët shpresojnë për një pajtim të vërtetë.
Pas prishjes së Harrit me familjen mbretërore, marrëdhëniet me vëllezërit dhe motrat u bënë të vështira. Duka i Sussex-it u largua për në Amerikë me gruan e tij Meghan Markle dhe jeton në Los Anxheles me djalin e tij të madh Archie dhe Lilibet-in e vogël.
Ata u takuan përsëri në varrimin e gjyshit Philipp. Shtypi britanik, aludon se ata biseduan për një kohë të gjatë vetëm dhe me babanë e tyre Charles, por ka dhe nga ata që betohen se ka pasur edhe një grindje tjetër.
Fakti është se këtë herë, do të jetë dalja e parë publike së bashku që nga varrimi i Dukës së Edinburgut në muajin prill dhe dy vëllezërit do të tregojnë nëse ka akoma një marrëveshje apo jo.
Sipas gazetës “Sunday Telegraph”, të dy do të kenë një takim privat pas ceremonisë. Kate Middleton, nuk duhet të jetë në inaugurim, ndërsa Meghan Markle qëndroi në SHBA me fëmijët.
E porositur nga William dhe Harry në vitin 2017, statuja e Lady Dianas do të bëhet pika e re orientuese e “Sunken Garden” në kopshtet e “Kensington Palace”.
Kur vëllezërit vendosën ta ndërtonin, ata thanë se ideja ishte që “t’i bënte vizitorët të reflektonin mbi jetën dhe trashëgiminë” e princeshës. Dhe kush e di nëse reflektimi do të përfshijë edhe dukët dhe së bashku ata do të gjejnë rrugën e pajtimit përfundimtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje