50 vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave i ndau në një emër të hënën në diskur kryeministrin Edi Rama edhe kryetarin i PD-së, Sali Berisha. Ai ishte Skënder Gjinushi.
Në ceremoninë e zhvilluar për këtë përvjetor, kryeministri Edi Rama nuk e fshehu atë që bën gjithmonë në kësi rastesh se sa pune ishte bërë në qeverisjen e tij krahasuar me atë paraardhëse edhe kur behej fjalë për akademinë.
Në fund të fjalës së tij dhe ndër radhë ai përmendi edhe kontributin e Skënder Gjinushit aktualisht drejtues i Akademisë.
“…Akademia e Shkencave për hir të vërtetës dhe më lejoni ta them, edhe kjo është përsëri në vazhdën e asaj që po përpiqem të them deri tani, në lidershipin e Skënder Gjinushit, imagjinojeni vet tani se sa domethënëse është kjo.
… ju shpreh gjithë respektin tim për sa shumë i keni rezistuar injorantëve, dallkaukëve dhe vulgarëve që ju kanë dalë përballë dhe ju kanë treguar se si bëhet kjo punë në shumë e shumë vite dhe uroj me gjithë zemër që të mos dorëzoheni siç nuk dorëzohet ‘’i paoksidueshmi’’ Skënder Gjinushi”, tha Rama
Në anën tjetër, përmes një deklarate zyrtare, Berisha pasi ka dëgjuar Edi Ramën kinse i kishte dy fjalë edhe për Gjinushin.

“Akademia kremton 50-vjetorin me një regres të madh. Nëse më parë kishte në krye një historian të nderuar si Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës, që uzurpoi postin e kreut të akademisë duke ia shitur partinë e tij Tom Doshit.
Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme nuk ka në botë.
Ai që mori atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës. Por për pazarxhinjtë Rama-Gjjinushi, Kushtetuta nuk vlen një lekë.
Rëndësi ka që të blinte Akademinë me partinë. Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion feston 50-vjetorin me një qenie të turpshme si kryetarin e saj…”, tha Berisha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje