Politike

Përzgjedhja e KQZ, PD propozon “kthimin” e saj në Kuvend

Për herë të parë që prej largimit të saj nga Kuvendi në shkurt të vitit 2019, Partia Demokratike vjen me një propozim që në thelb “e rikthen” atë në Kuvend.

Partia Demokratike ka hedhur në tryezë propozimin e tretë të saj për përzgjedhjen e KQZ-së, pas refuzimit të dy varianteve të para nga ana e Partisë Socialiste.

Propozimi e PD-së vjen një ditë para mbledhjes së Këshillit Politik.

PD-ja propozon që përzgjedhja e trupës së re të KQZ-së të mos bëhet nga ekspertë, (siç propozoi më herët) por nga një komision parlamentar, ku opozita të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Opozita nuk është në Kuvend dhe kërkesa e saj për përfaqësim në një komision të ngritur nga parlamenti (ku është larguar) e aq më shumë me të drejtë vote, (ku protagoniste është ajo dhe PS) ngre shumë pikëpyetje nga ana ligjore.

Edhe Këshilli Politik për zgjedhjet është një organ i shpikur vetëm për të përfshirë tek zgjedhorja opozitën jashtë parlamentare

Vendimet që merren në Këshillin Politik kalojnë më pas tek komisioni i reformës zgjedhore, ku merr pjesë PS dhe opozita parlamentare

Propozimi i PD     

“Përzgjedhja të bëhet në një komision parlamentar ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vote. Ky përfaqësues (i opozitës) zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, thuhet në propozimin e PD.

Damian Gjiknuri kërkoi më herët mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik.

Gjiknuri kërkoi që të sillen propozime të shkruara paraprakisht për çdo çështje të mbetur pezull, me synim që të mërkurën bashkë me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor.

Kjo sipas Gjiknurit do t’i lejonte më pas Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore që të avancojë me procedurat e brendshme përpara skadimit të afatit.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë