Një sasi prej 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë u kap një ditë më parë në operacionin e bujshëm policor të koduar “Xhamlliku”.
Ndërkohë janë vënë në pranga 5 persona, përkatësisht Gentian Kore, 47 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç dhe Erjon Prengaj, 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Mes të arrestuarve është edhe 26-vjeçari Gazmir Cani i cili dje kundërshtoi urdhrin e efektivëve për të ndaluar duke u arratisur ndërsa drejtonte “Benz”-in.
Sakaq është shpallur në kërkim shtetasi E(E). P(S)., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarje dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Mes të arrestuarve është edhe 26-vjeçari Gazmir Cani i cili dje kundërshtoi urdhrin e efektivëve për të ndaluar duke u arratisur ndërsa drejtonte “Benz”-in.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 3 automjete dhe 7 aparate celular. Policia sqaron se “shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Kujtim Laro”, në biznesin e shtetasit G. K., ku dyshohet se kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të katërt këta shtetas, sapo kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me vrap, por janë neutralizuar dhe prangosur nga Policia. Gjatë largimit, ata kanë fshehur lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje